Pas reagimit publik të TV Uskana lidhur me mungesën e broshurave promovuese të projektit “Kërçova Qytet i Kulturës 2026” në gjuhën shqipe, sot është bërë vendosja e tyre edhe në shqip në ambientet hyrëse të muzeut të Kërçovës.
Gjatë ditës së djeshme, TV Uskana kishte ngritur këtë çështje, duke kërkuar sqarim edhe nga kryetari i Komunës së Kërçovës, si bartës i projektit.Jovanovski deklaroi se bëhej fjalë për një rastësi dhe tha se broshurat do të vendosen edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.
Sot, ekipi i TV Uskana ishte në hyrje të muzeut të Kërçovës, ku konstatoi se broshurat tashmë janë të vendosura edhe në gjuhën shqipe.