TV LIVE
Nga Vendi
26 March 2026
MINISTRI I BUJQËSISË TRIPUNOVSKI MBAJTI TRIBUNË ME BUJQIT NË KËRÇOVË

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, dje mbajti një tribunë në komunën e Kërçovë.
Në kuadër të fushatës “Zëri që dëgjojmë – më e mira maqedonase”, ministri Tripunovski zhvilloi këtë takim me bujqit, ku u diskutua për aktivitetet e deritanishme të ministrisë, si dhe për masat dhe politikat aktuale dhe të ardhshme në sektorin e bujqësisë. Theks i veçantë iu kushtua komunikimit të drejtpërdrejtë me bujqit, me qëllim krijimin e politikave që i përgjigjen nevojave reale të tyre.
Në një deklaratë për media, ministri Tripunovski theksoi se qëllimi i këtyre tribunave është shkëmbimi i mendimeve me bujqit, për të përcaktuar drejtimin në të cilin duhet të zhvillohen politikat e ministrisë dhe të Qeverisë në tërësi.
Kryetari i komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, falënderoi ministrin për organizimin e kësaj tribune, e cila u mundësoi bujqve të informohen dhe të marrin përgjigje për kërkesat e tyre.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe deputeti i zonës Gjorgjija Sajkoski, i cili iu drejtua të pranishmëve duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për sektorin e bujqësisë dhe përpjekjet e Qeverisë për krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e bujqve.
Nga ana tjetër, bujqit e pranishëm patën mundësinë të parashtrojnë pyetje lidhur me politikat e Qeverisë, duke sqaruar më mirë mundësitë dhe masat që u ofrohen për përmirësimin e kushteve të tyre. Gjatë takimit, ata shprehën shqetësimet e tyre dhe morën përgjigje konkrete, të cilat do t’i ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve bujqësore.



Të ndryshme
Më shumë