TV LIVE
Nga Vendi
25 March 2026
KËRÇOVA QYTETET I KULTURËS ,BROSHURAT VETËM NË GJUHËN MAQEDONASE NË HYRJE TË MUZEUT TË KËRÇOVËS

Ndërkohë që Kërçova promovohet si “Qytet i Kulturës 2026”, një detaj i dukshëm në hyrje të muzeut të qytetit tregon diçka tjetër.
Broshurat promovuese të vendosura në derën e muzeut janë vetëm në gjuhën maqedonase, duke përjashtuar plotësisht gjuhën shqipe, edhe pse ajo është gjuhë zyrtare në Kërçovë. Ky veprim shihet si shkelje e frymës së Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe si mungesë respekti ndaj një pjese të madhe të qytetarëve.
Në hyrje të muzeut janë vendosur broshura promovuese për këtë projekt, por ato janë të shtypura vetëm në gjuhën maqedonase, duke lënë anash plotësisht gjuhën shqipe ,ndonëse është gjuhë zyrtare si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal.
Ky fakt shihet si në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por edhe si një mesazh i gabuar në një qytet që shpesh nga politikanët promovohet si shembull i bashkëjetesës.
Ajo që e bën edhe më kontradiktore situatën është fakti se tabela e muzeut është e vendosur në dy gjuhë ,maqedonisht dhe shqip , një praktikë e vendosur nga drejtuesit e mëparshëm të institucionit. Ndërsa tani, në një projekt që synon të përfaqësojë kulturën e qytetit, ky standard duket se është anashkaluar duke vendosur materialet vetëm në gjuhën maqedonase.
Kjo bie ndesh edhe me deklaratat e fundit të bëra në hapjen zyrtare të projektit, ku Ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov, dhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, e cilësuan Kërçovën si një qytet multikulturor, por në relitet në materialet promovuese  në hyrje të muzeut  nuk respektohet gjuha shqipe si element themelor i identitet kulturor të shqiptarëve.


 



Të ndryshme
Më shumë