Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fund të vitit 2025 në Kërçovë janë regjistruar gjithsej 2.842 persona të papunë.
Nga ky numër, 1.453 janë gra, çka tregon një përfaqësim të konsiderueshëm të grave në mesin e të papunëve në këtë komunë.
Struktura e të papunëve sipas nivelit arsimor tregon se pjesa më e madhe e tyre kanë nivel të ulët arsimimi. Plot 1.654 persona janë pa arsim ose vetëm me arsim fillor, ndërsa 184 persona kanë arsim të mesëm të paplotë.
Ndërkohë, 733 persona kanë të përfunduar arsimin e mesëm, prej të cilëve 348 janë gra. Në kategorinë e arsimit të lartë, janë regjistruar vetëm 20 persona, ndërsa me arsim të lartë universitar janë 223 të papunë, përfshirë 139 gra.
Numri i personave me grada shkencore mbetet shumë i ulët, me 26 magjistra dhe vetëm 2 doktorë shkencash të regjistruar si të papunë.