Pas dy sezoneve që e kthyen në një nga formatet më të drejtpërdrejta në ekranin shqiptar, “Flet” rikthehet. Jo për të përsëritur veten, por për ta shtyrë kufirin edhe më tej.
Ilnisa Agolli vjen me sezonin e tretë të podcastit të saj në Top Channel dhe në Top Albania Radio, duke ruajtur thelbin, biseda pa filtra, pa kompromis dhe pa dekor të nevojshëm.
“Flet” nuk është thjesht një podcast. Është një hapësirë ku njerëzit nuk vijnë për të performuar, por për të thënë atë që zakonisht shmangin. Dy sezonet e para e vendosën tonin në rrëfime të forta, deklarata dhe momente që dolën jashtë skenarit klasik televiziv.