TV LIVE
Nga Vendi
24 March 2026
Mehemedi i reagon Kostadinovskit:Sipas kësaj logjike të mbyllim parlamentin!?

Ish-deputeti Remzi Mehmedi ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Gjykata Kushtetuese, Darko Kostadinovski,lidhur  deklaratën e tij për vendosjen e mekanizmit të  badenterit në gjykatën kushtetuese.I cili u shpreh së "Më mirë të mbyllet gjykata kushtetuese se sa të vendoset badenteri"
Mehmedi ka theksuar se deklarata e Kostadinovskit, sipas së cilës “më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa të vendoset një mekanizëm i tillë”, është e papranueshme dhe ngre dilema serioze mbi funksionimin institucional në vend.
“Të mbyllim Parlamentin!?!?!” – ka reaguar Mehmedi, duke shtuar se nëse ndiqet kjo logjikë, atëherë duhet të vihet në pikëpyetje edhe funksionimi i Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon mbi parimin e Badenterit në çështje të ndjeshme dhe themeltare për shtetin, atëherë logjikisht do të duhej të mbyllej Parlamenti, e jo vetë gjykata.



Të ndryshme
Më shumë