TV LIVE
Nga Bota
24 March 2026
66 ushtarë humbën jetën pas rrëzimit të një avioni në Kolumbi

Gjatë rrëzimit të avionit ushtarak kolumbian humbën jetën 66 anëtarë të forcave të armatosura, deklaroi kreu i mbrojtjes, Uho Alejandro Lopez Bareto.

Ai bëri të ditur se në avion ishin 128 persona, konkretisht 11 anëtarë të Forcave Ajrore Kolumbiane, 115 të ushtrisë dhe dy anëtarë të policisë kombëtare.

Avioni C-130 Hercules po fluturonte nga Puerto Leguizamo drejt Puerto Asis, por u rrëzua pas ngritjes. Shkaku i aksidentit ende nuk është i njohur.

 



Të ndryshme
Më shumë