Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të dielën e fundit të marsit. Këtë vit, kjo përkon me datën 29 mars, kur akrepat e orës në orën 03:00 duhet të shkojnë një orë përpara dhe të tregojnë 04:00.
Ora e kursimit të dritës do të mbetet në fuqi deri të dielën e 25 tetorit 2026. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është kursimi i energjisë elektrike. Gjatë shtatë muajve të kohës së verës, falë dritës natyrore të diellit, mund të kursejmë rreth 210 orë energji.
Në vitet 1970, nën ndikimin e krizës së naftës, shumica e vendeve evropiane filluan të përdorin këtë metodë për të shfrytëzuar më mirë dritën e ditës. Që nga viti 1996, Evropa ka një rregullore të përbashkët: në pranverë akrepat kthehen një orë përpara, ndërsa në vjeshtë një orë pas. Ndryshimi i parë provë u bë më 1932, nga 6 korriku deri më 1 shtator, kur orët u vendosën një orë përpara.
Ndryshimi i orës, që synon kursimin e energjisë, zbatohet edhe në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Franca, por ka shkaktuar debate të shumta. Kritikuar kryesisht për ndikimin e mundshëm negativ në shëndet, ky ndryshim mund të rrisë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të sistemit imunitar, pasi ndërpret ciklin natyral të trupit. Ata gjithashtu argumentojnë se kursimi i energjisë nuk është gjithmonë i dukshëm.