Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka treguar se kanë filluar punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme.
Përmes, një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, Ramosaj ka shkruar se kjo po ndodhë në vigjilje të 24 marsit.
“Ky vend përkujtimi mban gjallë kujtimin për sakrificën dhe heroizmin e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë. Përkujdesja dhe mirëmbajtja e këtyre lapidarëve është detyrim i yni, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme”, ka shkruar Ramosaj.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në vigjilje të 24 Marsit, filluam punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme.
Ky vend përkujtimi mban gjallë kujtimin për sakrificën dhe heroizmin e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë. Përkujdesja dhe mirëmbajtja e këtyre lapidarëve është detyrim i yni, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
BR