Ferma VIP nis zyrtarisht këtë të premte, duke rikthyer Arbana Osmanin në drejtimin e një prej formateve më të mëdha televizive.
Tashmë janë bërë publikë opinionistët e spektaklit. Përmes faqes zyrtare në Instagram, Ferma VIP ka konfirmuar panelin që do të shoqërojë këtë edicion.
Einxhel Shkira do të jetë një nga opinionistet, e njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe komentet pa filtra. Në krah të saj do të jetë Armina Mevlani, e cila pritet të sjellë një qasje më të qetë dhe analitike.

Pjesë e panelit është edhe Ermal Mamaqi, i cili pritet të shtojë dozën e humorit dhe ironisë në diskutimet e spektaklit.
Me këtë treshe tashmë të konfirmuar, mbetet për t’u parë dinamika që do të krijohet në ekran gjatë këtij sezoni.