TV LIVE
Nga Vendi
21 March 2026
DUA HATME NË XHAMINË ISMAIL BEJ NË PLLASNICË

Në Xhaminë Ismail Bej në Pllasnicë u organizua ceremonia e duasë së hatmes, pasi nxënësit e mektebit të xhamisë përfunduan me sukses leximin  e Kur’anit.
Me këtë rast, imami i kësaj xhamie, Salif Shemoski, u shpreh i lumtur që ka arritur t’u mësojë këtyre fëmijëve leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme shpirtërore dhe edukative.

Para të pranishmëve foli edhe myftiu i Kërçovës, Qamil Rushiti, i cili theksoi rëndësinë e mësimit të Kur’anit dhe edukimit fetar tek brezat e rinj.

Në fund myftinia e Kërçovës ndau mirënjohje për nxënësit të cilët me sukses përfunduan leximin e kuranit.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe prindërit e fëmijëve që përfunduan mësimin e Kur’anit, si dhe qytetarë të shumtë.



Të ndryshme
Më shumë