Xhamia në fshatin Pllasnicë, e ndërtuar nga Ismail Jaoski, do të mbajë emrin “Ismail Bej”, në shenjë mirënjohjeje nga banorët e këtij fshati për kontributin e tij në ndërtimin e këtij objekti fetar.
Banorët e Pllasnicës, këshilli i xhamisë dhe prirësit fetarë e kanë vlerësuar lart angazhimin e Ismail Jaoskit, duke theksuar se xhamia paraqet një vepër me karakteristikë të veçantë, që i shërben kultivimit të vlerave fetare të zonës.
Kjo xhami është lëshuar në përdorim në vitin 2017 dhe që atëherë shërben si qendër e rëndësishme për besimtarët mysliman të fshatit dhe zonës përreth.