TV LIVE
Sport
18 March 2026
Brahim Diaz mëson gjatë ndeshjes së Realit se ka fituar në tavolinë Kupën e Afrikës

Një episod i rrallë dhe i veçantë ka ndodhur gjatë sfidës mes Manchester City dhe Real Madrid në UEFA Champions League.

Në minutën e 69-të, Brahim Diaz u zëvendësua për t’i lënë vendin Kylian Mbappé, në një moment kur madrilenët ishin pranë kualifikimit për në çerekfinale, falë barazimit 1-1 dhe fitores 3-0 në ndeshjen e parë në “Bernabéu”.

Teksa u ul në pankinë, Diaz u përball me një lajm të papritur që i ndryshoi menjëherë humorin: Maroku ishte shpallur fituese e Kupës së Afrikës në tavolinë, pas vendimit të Konfederatës së Afrikës për të pranuar ankesën ndaj Senegalit.

Fillimisht i habitur, mesfushori i Realit reagoi me mosbesim, duke pyetur “vërtet?”, përpara se të shpërthente në festë me gjeste gëzimi. Pamjet e reagimit të tij u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të ndeshjes, Diaz festoi sërish në fushë, duke shtuar një trofe të papritur në karrierën e tij, në një mënyrë krejtësisht të pazakontë.

https://x.com/a_derll/status/2034080480971133029?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2034080480971133029%7Ctwgr%5E4413b3e96bbb9b1dcd0f59589ee19e2197b15add%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fkohajone.com%2Fsporti%2Fbrahim-diaz-meson-gjate-ndeshjes-se-realit-se-ka-fituar-ne-tavoline-kupen-e-afrikes-video%2F



Të ndryshme
Më shumë