TV LIVE
Teknologji
16 March 2026
19 vjeçari nga Kosova shpallet kampion i ESL Pro League 2026 në Counter-Strike

​​​​​​Drin “Makazze” Shaqiri ka fituar turneun e madh në Counter-Strike dhe është shpallur kampion i ESL Pro League 2026.

Shaqiri, 19 vjeç, me ekipin Natus Vincere është shpallur kampion i ESL Pro League 2026 në Counter-Strike në finalen e zhvilluar në Stokholm.

Përveç triumfit me ekipin, Makazze u shpall edhe MVP i turneut, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i këtij kompeticioni.

Ky triumf është një arritje e rëndësishme për të rinjtë nga Kosova dhe një dëshmi se talentet tona po arrijnë suksese të mëdha edhe në garat më prestigjioze ndërkombëtare.

Për këtë sukses, Shaqiri është përgëzuar edhe nga Ministri i Ministrisë për Rini dhe Sport, Blerim Gashani, i cili ka reaguar në Facebook duke thënë se ky sukses është dëshmi se talentet nga Kosova po arrijnë suksese të mëdha edhe në garat më prestigjioze ndërkombëtare.

 



Të ndryshme
Më shumë