TV LIVE
Nga Vendi
14 March 2026
AKI REAGON PËR STATUTIN E NP "KËRÇOVA PROJEKT" NUK U RESPEKTUA GJUHA SHQIPE DHE EMRI KUSHTETUES I SHTETIT,KOMUNA PRANON GABIMET

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal të Kërçovës, këshilltarët e AKI-së reaguan lidhur me statutin e ndërmarrjes së re publike “Kërçova Projekt”.
Këshilltari Ilir Rushani ngriti shqetësimin për mosrespektimin e gjuhës shqipe në stemën dhe vulën e kësaj ndërmarrjeje, duke theksuar se një veprim i tillë bie ndesh me dispozitat ligjore për përdorimin e gjuhëve.

Pas këtij reagimi, përfaqësuesja e Komunës, Aneta Nasteska, pranoi se bëhet fjalë për një lëshim dhe u tërhoq duke e pranuar gabimin.

Ndërkohë, edhe këshilltarja Syarta Saliu Osmani reagoi duke theksuar se statuti është propozuar me emrin jo kushtetues të vendit, gjë që sipas saj përbën një shkelje të rëndë dhe e bën ndërmarrjen juridikisht jo funksionale.

Edhe për këtë çështje, përfaqësuesja e Komunës, Aneta Nasteska, pranoi vërejtjen dhe gabimin e bërë gjatë përgatitjes së statutit.

Si pasojë e reagimeve të këshilltarëve të AKI-së statuti i ndërmarrjes së re publike "Kërçova Projekt" u miratua me ndryshimet e propozuara nga ta.



Të ndryshme
Më shumë