TV LIVE
Nga Vendi
14 March 2026
Brigada 112 “Mujdin Aliu” shënon 25-vjetorin e nisjes së luftimeve

 

Në rajonin e Pollogut dhe Malësisë së Sharrit, sot do të shënohet 25-vjetori i nisjes së luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.

Për këtë përvjetor janë paraparë disa aktivitete përkujtimore, të organizuara nga Këshilli Organizativ për shënimin e kësaj date historike.

Sipas agjendës së publikuar, në orën 13:00 do të mbahet evokim kujtimesh dhe fjalime te Kalaja e Sellcës, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Sellcë të Tetovës.

Ndërkaq, në orën 14:00 do të zhvillohen homazhe dhe nderime te vendprehja e dëshmorëve pranë Kalasë së Sellcës. /FaktiDitor/



Të ndryshme
Më shumë