Në vitin 2029 do të dimë nëse alienët dëgjojnë njerëzimin. Nëse në të vërtetë ekzistojnë forma të jetës inteligjente në hapësirë, diku tjetër në Universin e pafundëm, një prej tyre mund të arrijë të kapë sinjalet radio që njerëzit përdorin për të komunikuar me sondat hapësinore që vijojnë udhëtimet nëpër kozmos. Dhe nëse kjo ka ndodhur tashmë, duhet të presim edhe pak për të marrë një sinjal përgjigjeje.
Nga viti 1972, NASA ka krijuar një rrjet të gjerë stacionesh komunikimi radio që quhet Deep Space Network (DSN), për të lëshuar sinjale përtej sistemit diellor dhe për të marrë edhe përgjigje nga sondat tona në hapësirë. Janë sondat Voyager 1 dhe 2 që tashmë kanë kaluar kufijtë e sistemit tonë yjor, Pioneer 10, 11 dhe New Horizons.
Për të kuptuar sa larg janë në udhëtimet e tyre ndëryjore, është përdorur katalogu 3D yjor i krijuar nga misioni Gaia, veçanërisht te rreth 330 mijë yje në afërsi të Diellit, brenda një distance që është e barabartë me 20 milionë herë më e madhe se ajo mes Tokës dhe Diellit. Deri tani, konkluzioni është se sinjalet DSN kanë arritur të paktën katër yje. Nëse këto kanë pranë planetë të banueshëm, përgjigjet e tyre duhet të na arrijnë brenda vitit 2029. Ndërsa nëse sinjalet do të prodhohen nga alienë të sistemeve të tjera yjore, më larg se kaq, mund të arrijnë në Tokë në vitin 2031 dhe 2033.