TV LIVE
Nga Vendi
11 March 2026
BANORËT E “PRILEPSKËS” KËRKOJNË BANESAT E PREMTUARA, JOVANOVSKI: OBJEKTET NUK JANË TË SIGURTA

Edhe pse projekti për ndërtimin e banesave sociale në Kërçovë u shpall i përfunduar në shtator të vitit 2024, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këto objekte dhe pse ato nuk janë vënë në funksion. Projekti u realizua nga Shoqata për Iniciativë Qytetare nga Prilepi në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës dhe me mbështetje financiare nga fondet e Bashkimit Evropian. Sipas planit , përfitues të këtyre banesave do të ishin rreth 30 familje nga komuniteti rom.
shoqata për iniciativë qytetare nga Prilepi , Talija Petreska 
30.Shtator 2024
Ndërtesat edhe pse tëndërtuara  në lagjen Ivanidoll, megjithatë ato vazhdojnë të mbeten të pashfrytëzuara.Atë kohë u prezantua edhe një spot ku një famijle rome ju dorëzuan çelsat e banesës së re.


 Në ndërkohë, banorët e lagjes “Prilepska” të Kërçovës, një zonë që shpesh përballet me përmbytje për shkak të afërsisë me lumin e Zajazit, kërkojnë që banesat e premtuara të vihen në dispozicion të familjeve që kanë nevojë.

Së fundmi, kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, në një deklaratë tha se këto ndërtesa nuk janë të sigurta, pa dhënë më shumë detaje rreth gjendjes së tyre apo hapave që do të ndërmerren më tej.

Për të marrë më shumë informacione rreth kësaj çështjeje, TV Uskana i është drejtuar Shoqatës për Iniciativë Qytetare, por deri në këtë moment nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, TV Uskana do t’i drejtohet edhe Ambasadës së Bashkimit Evropian në Shkup, pasi projekti është financuar nga fondet e BE-së, për të sqaruar situatën rreth këtyre banesave sociale.



Të ndryshme
Më shumë