Para pak çastesh janë raportuar alarme për bomba në disa institucione arsimore në Tetovë. Sipas informacioneve të para, njoftime për mjete shpërthyese janë pranuar në:
Gjimnazin e Tetovës
Shkollën e Mesme të Mjekësisë
Autoritetet përkatëse dhe njësitë e policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë duke kryer kontrolle të detajuara për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit. Nxënësit janë evakuuar nga objektet deri në përfundimin e verifikimeve.
Priten informacione shtesë nga institucionet kompetente lidhur me rastin.