TV LIVE
ShowBiz
7 March 2026
“Ke rënë brenda me Mirin”/ Plas sherri mes Selinit dhe Rogertit në

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë rritur ndjeshëm, teksa një debat i fortë ka shpërthyer mes Selinit dhe Rogertit, duke krijuar një moment të sikletshëm për të gjithë banorët.

Situata ka degraduar shpejt, pasi diskutimi verbal është shoqëruar me akuza të drejtpërdrejta dhe reagime të forta emocionale nga ana e banores.

Gjithçka nisi kur Rogerti iu drejtua Selinit me tone ironike, duke i thënë se ajo “ka rënë brenda me Mirin”, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe këngëtarit mund të ketë më shumë sesa një raport normal brenda lojës.

Deklarata e tij duket se e ka irrituar menjëherë Selinin, e cila reagoi ashpër ndaj komenteve të banorit.

Në një moment gjatë debatit, Rogerti iu afrua dhe e preku te këmba, gjë që e tensionoi edhe më shumë situatën. Selin reagoi menjëherë duke i kërkuar me zë të lartë të mos e prekte, ndërsa e quajti “idiot” dhe i kërkoi të largohej prej saj.

Debati vazhdoi me akuza të ndërsjella, ku Rogerti këmbëngulte se Selin ishte “ndikuar” nga Miri dhe se nuk mund të qëndronte dot pa të, ndërsa banorja e konsideroi sjelljen e tij të papranueshme. Situata u bë edhe më e tensionuar kur Selin u ngrit e revoltuar dhe më pas u largua nga ambienti e përlotur.

Pas përplasjes, disa nga banorët e tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën dhe për t’i kërkuar Rogertit që të mos e prekte më Selinin. Ndërkohë, banorja u tërhoq e mërzitur nga diskutimi, ndërsa debati mbeti një nga momentet më të forta të ditës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përplasjet mes Selinit dhe Rogertit nuk janë të reja, pasi dy banorët kanë pasur disa herë tensione gjatë qëndrimit në lojë, sidomos për shkak të dinamikave dhe aleancave që janë krijuar në raport me Mirin dhe banorët e tjerë./ CNA



Të ndryshme
Më shumë