TV LIVE
Nga Vendi
6 March 2026
MYFTINIA E KËRÇOVËS SHTROI IFTARIN TRADICIONAL TË RAMAZANIT

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftinia e Kërçovës organizoi iftarin tradicional, ku morën pjesë personalitete të ndryshme nga jeta shoqërore dhe politike, si dhe një numër i madh besimtarësh myslimanë.

Në këtë iftar të përbashkët morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, si dhe deputeti i zonës, Ismail Jaoski.

Të pranishmit i përshëndeti myftiu i Kërçovës, Qamil Rushiti, i cili tha se iftari është sofër që bashkon njerëzit.

Fjalë rasti pati edhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, i cili  theksoi rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë në shoqëri.

 



Të ndryshme
Më shumë