Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ishte për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Ahmeti deklaroi se Prekazi është vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak dhe jo me falje, duke nënvizuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës.
Me këtë rast Ali Ahmeti po ashtu ka vizituar edhe kullën e Jasharajve ku u prit ngrohtësisht nga Baci Rifat Jashari