TV LIVE
Nga Rajoni
5 March 2026
Debati për imunitetin e Ballukut, Balla: Për shkak të afateve do jetë në shqyrtim seancën e radhës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është pyetur nga gazetarët në lidhje me hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestim.

 

Balla u shpreh se çështja është në përputhje të plotë me afatet ligjore, ndërsa shtoi se rasti do të shqyrtohet në seancën e radhës në Parlament.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian, i cili kërkon hetime të plota në lidhje me Ballukun, Balla theksoi se të gjitha afatet do të respektohen.

“Unë këtë çështje e sqarova, mos u shqetësoni, është në përputhje të plotë, në seancën e radhës për shkak të afateve çështja do jetë në shqyrtim”, tha Balla.

Balla komentoi jashtë Kuvendit draftin e PS për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: “Ndryshimet janë menduar prej shumë kohësh, të ndara në disa elementë, apo disa qëllime të mira, që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë, qoftë sa i përket mbarëvajtjes dhe kohës efikase të diskutimeve në seancat plenare, që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit, të kontrollit parlamentar, me qëllimin e një përqasje me Parlamente të tjera europiane. Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e kolegëve të PS, që t’i përqasim me procedurat e Bundestagut gjerman. Propozimet merren në mënyrë të njëanshme, por shpresojmë që miratimin ta kemi me konsensus. Ulja bëhet pasi ke një dokument për të diskutuar, shpresoj që ftesës së Peleshit do t’ i përgjigjet edhe pala tjetër për tu ulur”.



Të ndryshme
Më shumë