TV LIVE
Sport
5 March 2026
Kosova dhe Shqipëria do të organizojnë Evropianin në volejboll për vitin 2027

Konfederata Evropiane e Volejbollit ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Kampionatit Evropian U16 për djem në vitin 2027.

Vendimi u mor në mbledhjen e Bordit të Administratës së CEV-it dhe u konfirmua përmes një letre zyrtare nga presidenti i saj, Roko Sikiric, drejtuar krerëve të federatave përkatëse, Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

Turneu do të zhvillohet gjatë verës së vitit 2027 në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa finalja e madhe do të luhet në kryeqytetin e Kosovës.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë 16 kombëtare nga e gjithë Evropa, duke e kthyer rajonin në një qendër të rëndësishme të volejbollit të të rinjve dhe duke sjellë në skenë talentët më premtues të kontinentit.

Postimi pa ndërhyrje i Federatës së Volejbollit të Kosovës

SUPER LAJM • KOSOVA E SHQIPËRIA E ORGANIZOJNË EVROPIANIN NË VITIN 2027

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) e ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët të Federata e Volejbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Volejbollit për organizimin e Kampionatit Evropian U16 për djem në volejboll për vitin 2027.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Administratës së CEV-it dhe është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikirić, drejtuar presidentëve të dy federatave, Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

Ky kampionat do të zhvillohet në verën e vitit 2027 në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Prishtinë.

Turneu do të mbledhë 16 kombëtare nga e gjithë Evropa, duke u dhënë mundësi volejbollistëve të rinj të tregojnë potencialin e tyre dhe të hedhin hapat e parë drejt një karriere ndërkombëtare.

Ky vendim i CEV-it vjen edhe si rezultat i organizimit shumë të suksesshëm nga Kosova dhe Shqipëria të Kampionatit Evropian U16 për vajza, i cili u mbajt gjatë verës së vitit 2026 dhe u vlerësua lartë nga institucionet evropiane të volejbollit.

Duke parë këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe standardin e lartë organizativ, CEV ka vendosur t’u besojë sërish dy federatave organizimin e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme të volejbollit evropian për grupmoshat e reja.

Ky kampionat pritet të sjellë në Kosovë dhe Shqipëri talentët më premtues të volejbollit evropian, duke ofruar një skenë të rëndësishme ku yjet e së ardhmes do të kenë mundësinë të shkëlqejnë.



Të ndryshme
Më shumë