TV LIVE
Nga Vendi
3 March 2026
IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT HISTORIANIT HALIM PURELLKU

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe shumë qytetarë të tjerë sot i dhanë lamtumirën e fundit profesorit dhe studiuesit të njohur të historisë nga Kërçova, Halim Purellku.
Një personalitet I përkushtuar ndaj dijes dhe ruajtjes së trashëgimisë kombëtare.
Në emër të bashkësisë lokale të fshatit Serbicë, referatin e rastit e lexoi Bekim Adili, i cili theksoi kontributin e të ndjerit në ndriçimin e shumë çështjeve historike dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në edukimin e brezave të rinj.

Ndërkaq, Xhemail Ahmeti nga Myftinia e Kërçovës bëri lutjet për shpirtin e të ndjerit, duke u lutur që ai të prehet në paqe dhe Zoti ta shpërblejë me parajsë  për veprat e tij.

Halim Purellku do të kujtohet si profesor i përkushtuar dhe studiues i palodhur, i cili la gjurmë të thella në jetën arsimore dhe kulturore të shqiptarëve te RMV-sē në veçanti.



Të ndryshme
Më shumë