TV LIVE
Nga Bota
3 March 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadat në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit

SHBA-të kanë mbyllur dy ambasada në Lindjen e Mesme dhe kanë zvogëluar praninë e tyre konsullore në disa vende të tjera, ndërsa sulmet vazhdojnë në rajon.

Siç raporton CNN, Ambasada Amerikane në Arabinë Saudite është mbyllur sot pasi objekti u godit nga dy dronë që dyshohet të jenë iranianë.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Kuvajt ka mbyllur dyert e saj “deri në njoftim të mëtejshëm”. Departamenti i Shtetit i SHBA-së më parë urdhëroi largimin e personelit qeveritar nga Kuvajti. Të hënën, videoja e siguruar nga Reuters tregoi tym që ngrihej nga zona përreth ambasadës amerikane.

Departamenti i Shtetit u ka kërkuar amerikanëve të largohen menjëherë nga 14 vende në rajon për shkak të “rreziqeve serioze të sigurisë”.

Gjithashtu u ka kërkuar personelit qeveritar të SHBA-së dhe familjeve të tyre të largohen nga vendet e mëposhtme:

Jordani

Bahreini

Katari

Iraku

Emiratet e Bashkuara Arabe



Të ndryshme
Më shumë