TV LIVE
ShowBiz
3 March 2026
“A ke kontakte me Edin dhe Limin”, Dolce hedh thumba për ish-partnerët në Big Brother

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce, dha një përgjigje të qartë dhe mjaft thumbuese në rrjetet sociale.

Gjatë një bisedë me ndjekësit, njëri prej tyre e pyeti nëse vazhdon të ketë kontakt me dy ish-banorët e tjerë, Edin dhe Limin, me të cilët pati një lidhje të shkurtër brenda shtëpisë.

Përgjigja e Dolces ishte e shpejtë dhe pa dorashka.

 Foto: Instagram

“Të njëjtin gabim nuk e bëj kurrë dy herë”, u shpreh ajo, duke i konsideruar marrëdhëniet e kaluara si një mësim që nuk dëshiron ta përsërisë.

Përveç distancimit nga ish-banorët, Dolce hodhi edhe një thumb të fortë ndaj djemve, duke i etiketuar si persona që merren me thashetheme.

 Dolce dhe EdiFoto: Instagram

Me një dozë ironie dhe një ’emoji’ duke qeshur, ajo shkroi: “Dhe meshkujt që merren me llafe ‘larg meje’ le t’i themi”.

Duket se ka lënë pas çdo gjë dhe se tani ka nisur një jetë tërësisht të re, pas Big Brother. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë