TV LIVE
ShowBiz
2 March 2026
“Nga të panjohur në shokë të vërtetë”, Klodi e Londrimi ruajnë miqësinë e fortë pas BBVK

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, dyshja Londrim dhe Klodi janë parë sërish bashkë, duke treguar se marrëdhënia e tyre nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë.

Një postim i përbashkët në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të tyre.

Të veshur me veshjet e natës finale, dyshja duket se e kanë shkrepur fotografinë menjëherë pas përfundimit të spektaklit, duke ruajtur emocionet e asaj mbrëmjeje të madhe.

 Klodian/Instagram

Në përshkrimin e fotografisë, Klodi shkroi: “Vëllezër me zgjedhje, të lidhur nga zjarri. Nga të panjohur u bëmë njerëz të vërtetë brenda shtëpisë më të çmendur, ajo që ndërtuam është më e madhe se loja. Respekt, besnikëri, kujtime për jetën. Unë dhe Londrimi, gjithmonë të vërtetë”.

Ky mesazh nxiti reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një konfirmim se miqësia e tyre vazhdon edhe jashtë lojës.

Komentet ishin pozitive, me shumë fansa që vlerësuan lidhjen e krijuar mes tyre gjatë rrugëtimit në format.

Duket se, pavarësisht garës dhe presionit të lojës, raporti mes Londrimit dhe Klodit ka mbetur i fortë, duke dëshmuar se për disa banorë, Big Brother VIP Kosova ishte më shumë se një lojë ishte një përvojë që krijoi lidhje të qëndrueshme edhe pas finales.



Të ndryshme
Më shumë