TV LIVE
Nga Vendi
28 February 2026
DY JAVË PAS VËRSHIMEVE, LAGJJA “PRILEPSKA” NË KËRÇOVË NË GJENDJE KAOTIKE

Edhe pas gati dy javësh nga vërshimet që përfshinë lagjen “Prilepska” në Kërçovë, situata në terren vazhdon të mbetet e rëndë dhe kaotike. Shumica e banorëve të kësaj lagjeje ende janë të strehuar në palestrën sportive në Ivanidoll, ndërsa gjatë ditës rikthehen në shtëpitë e tyre për të pastruar dëmet e shkaktuara nga uji.

Pamjet në lagje flasin për pasoja të mëdha, mbeturina të shpërndara kudo, orendi shtëpiake dhe mobilie të shkatërruara të nxjerra jashtë nga banorët, si dhe ambiente të mbushura me baltë e lagështi. Banorët shprehen se dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe se shumë familje kanë humbur pothuajse gjithçka.

Ata ankohen se deri më tani nuk kanë marrë ndihmë konkrete nga institucionet përgjegjëse dhe ndihen të lënë pas dore në përballjen me pasojat e vërshimeve. Në mungesë të mbështetjes zyrtare, banorët apelojnë për solidaritet dhe ndihmë nga të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë mundësi të kontribuojnë për tejkalimin e kësaj situate të vështirë.



Të ndryshme
Më shumë