TV LIVE
Nga Rajoni
28 February 2026
Punimet në rrugën e bllokuar nga rrëshqitjet në Librazhd, Balla: Vijon puna për hapjen e kalimit të sigurt rrugor

Në segmentin rrugor pranë Dragostunjës në Librazhd vijon ndërhyrja intensive për krijimin e një kalimi të sigurt, pas rrëshqitjes së dheut që solli bllokimin e aksit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shkruan se punimet vijojnë, duke shpresuar  që situata të zgjidhet sa më shpejt.

“Vijon puna masive me shumë makineri të rënda për krijimin e një kalimi të sigurtë rrugor, pas situatës tepër të vështirë të rrëshqitjes që çoi në bllokimin e segmentit rrugor pranë Dragostunjës. Shpresoj shumë që kjo situatë e vështirë të zgjidhet sa më shpejt ”, shkruan Balla.



Të ndryshme
Më shumë