TV LIVE
Nga Bota
28 February 2026
Bolivi/ Të paktën 15 të vdekur në rrëzimin e një aeroplani transportues të Forcave Ajrore

Të paktën 15 persona u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën, kur një aeroplan transporti Hercules i Forcave Ajrore Boliviane që mbante kartëmonedha u rrëzua pranë aeroportit ndërkombëtar El Alto, jo shumë larg kryeqytetit La Paz, tha për televizionin Unitel një zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve të Bolivisë, Shefi i Zjarrfikësve Pavel Tovar.

Sipas një raporti nga agjencia e lajmeve ABI, Tovar nuk e përjashtoi mundësinë që numri i të vdekurve të rritet.

Shumica e viktimave u vranë ose u plagosën kur avioni u përplas me makina, minibusë dhe madje edhe me një kamion me rimorkio ndërsa po përpiqej të ulej.

 



Të ndryshme
Më shumë