TV LIVE
Nga Rajoni
27 February 2026
Nisma propozon Fatmir Limajn për president të Kosovës

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka propozuar Fatmir Limajn për president të Kosovës. Ish ministri thotë se Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të Kosovës. Gjatë luftës të viteve 1998–1999 ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Fatmir Limaj përsoni më adekuat për president të Kosovës!

Z.Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të Kosovës. Gjatë luftës të viteve 1998–1999 ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, z.Limaj u përfshi në politikë dhe ka mbajtur disa funksione të rëndësishme shtetërore. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, si dhe Ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (2007–2010). Gjatë kësaj periudhe u realizuan projekte të mëdha infrastrukturore rrugore, përfshirë ndërtimin e autostradës Morinë–Merdar, aeroportin “Adem Jashari” disa nga investimet më të mëdha publike në Kosovë pas luftës.

Figura e tij lidhet si me periudhën e luftës, ashtu edhe me fazën e ndërtimit dhe konsolidimit institucional të Kosovës, duke qenë pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë.

Andaj ftoj pozitë dhe opozitë që ta zgjedhin për president të Kosovës  njeriun unifikues, i dëshmuar në gjdo etapë të zhvillimeve politike në Kosovë.



Të ndryshme
Më shumë