TV LIVE
Nga Vendi
26 February 2026
Mexhiti pret Begajn në Shkup: “Mirë se erdhe vëlla, President i Shqipërisë”

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka mirëpritur në Shkup Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka nisur një vizitë zyrtare disa ditore në Maqedoninë e Veriut, transmeton Zyrtare.net

“Mirë se erdhe vëlla, President i Shqipërisë Bajram Begaj”, ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë fotografi nga momenti i përqafimit me kreun e shtetit shqiptar gjatë pritjes.

Presidenti Begaj do të qëndrojë në vend deri të shtunën, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë dhe institucionalë, në kuadër të vizitës zyrtare.



Të ndryshme
Më shumë