TV LIVE
Teknologji
26 February 2026
Japonia krijon robotin-murg me IA që lexon shkrimet budiste

Japoni prezantoi një robot humanoid të krijuar me inteligjencë artificiale, i dizajnuar për t’iu sjellë njerëzve guidë shpirtërore dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve ekzistenciale dhe gjithçka është e bazuar në tekstet tradicionale budiste.

Robotit i është dhënë emri “Buddharoid” dhe është trajnuar me sasi të mëdha shkrimesh budiste klasike, përfshirë edhe tekstet më të specializuara. Kjo i jep “mendje digjitale”, që mund të përgjigjet në mënyrë kuptimplotë ndaj pyetjeve personale, filozofike apo shpirtërore.

Në Japoni, popullsia është në plakje dhe numri i murgjve fetarë njerëzorë është duke u zvogëluar. Studiuesit në Universitetin e Kyotos kanë synuar të përdorin IA-në për të plotësuar këtë mungesë, duke ofruar një formë të re të asistencës fetare.

IA-ja e kombinuar me një trup humanoid real lejon robotin të flasë, lëvizë, bëjë gjeste, dhe të adoptojë pozicione tradicionale meditimi ose lutjeje në hapsirat e tempujve budistë. Nuk është thjesht i programuar me fraza fikse si robotët e mëparshëm; ai mund të zhvillojë biseda dinamike me njerëzit.

Ndryshe nga robotët fetarë të mëparshëm (p.sh. simulimet e bazuara në programime fikse ose tekste të shkruara paraprakisht), Buddharoid përdor modele të avancuara gjuhësore që ai i ka mësuar nga shkrimet budiste, duke bërë të mundur biseda më natyrale dhe reagime në kontekst./CNA



Të ndryshme
Më shumë