TV LIVE
Nga Vendi
24 February 2026
Ndahet nga jeta prof. dr. Ramiz Abdyli

Prof. Dr. Ramiz Abdyli nuk ishte vetëm një emër i madh i historiografisë shqiptare, por ishte njeri i dijes, që me përkushtim dhe punë të palodhshme, la gjurmë të pashlyeshme në arsim, shkencë dhe në jetën kombëtare. “Nga bankat e shkollës në Llojan të Kumanovës, e deri në auditorët universitarë, ai mbeti gjithmonë shembull i dijes, urtësisë dhe përkushtimit ndaj kombit.
Llojanit dhe popullit shqiptarë sot i mungon një figurë e madhe, por trashëgimia e tij do të jetojë përherë në librat, studimet dhe në kujtesën e brezave që ai edukoi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëfshatarëve.
Qoftë i paharruar dhe i përjetshëm kujtimi për të”, shkruan nder te tjera ne postimin qe e ka publikuar faqja “Fshati Llojan”, e fshatit te tij te lindjes.



Të ndryshme
Më shumë