TV LIVE
ShowBiz
24 February 2026
‘Po gënjen’! Lorna Hysa ‘shpërthen’ ndaj Selin: Nëse do të isha brenda, do ta përballja për 30 minuta

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Lorna Hysa, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga Selin, duke hedhur poshtë aludimet për një marrëdhënie mes saj dhe Mirit.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Lorna sqaroi se mes saj dhe Mirit nuk ka pasur asnjëherë diçka më shumë dhe se nuk ka pasur interes në atë drejtim. Ajo theksoi se nuk e ka cilësuar Selin si xheloze, por shtoi se kjo e fundit ka tendencë ta përmendë vazhdimisht emrin e saj.

“Unë nuk thashë që është xheloze, por i pëlqen të më përmendë vazhdimisht. Nuk e di se çfarë ndjen Selin. Kur isha brenda mendoja se ndoshta më shikonte si rrezik në lojë. Por edhe jashtë vazhdon të më përmendë, madje edhe në ‘Prime’, duke thënë: ‘Lorna, Lorna, Lorna’”, u shpreh ajo.

Sipas Lornës, është e pranueshme që të përmendet në kuadër të lojës që kanë ndarë së bashku, por jo të shtohen pretendime që, sipas saj, nuk janë të vërteta.

“Jam dakord të më përmendë, por pse të shtojë gjëra të paqena? Nëse do të isha brenda, 30 minuta do ta shikonte se çfarë përgjigjeje do t’i ktheja. Do t’i thoja që po gënjen. Nëse thua një të vërtetë, e mirëkuptoj, por kur gënjen, është komplet gënjeshtër”, deklaroi Hysa.



Të ndryshme
Më shumë