TV LIVE
Nga Vendi
21 February 2026
19-VJEÇARI NGA PREGLLOVA, PA BABË DHE ME NËNË TË MOSHUAR KËRKON NDIHMË PËR TË SIGURUAR NJË KULM MBI KOKË

19-vjeçari Emre Elezoski nga fshati Pregllovë, prej gjashtë vitesh jeton në kushte të vështira së bashku me nënën e tij, pasi që pas vdekjes së babait janë larguar  nga shtëpia. Që nga ajo kohë, ata kanë gjetur strehim të përkohshëm tek familjarët e tyre në Kërçovë.
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, Emre apelon për solidaritet nga të gjithë qytetarët dhe njerëzit me vullnet të mirë, duke kërkuar ndihmë për të siguruar një kulm të qëndrueshëm mbi kokë për veten dhe nënën e tij.
Edhe pse në moshë të re, ai nuk heziton të punojë për të ndihmuar familjen, por të ardhurat që arrin të sigurojë janë të pamjaftueshme për të përballuar blerjen apo sigurimin e një shtëpie apo banese.
Emre shpreson se gjatë këtij muaji të solidaritetit dhe humanizmit, do të ketë njerëz që do t’i dalin në ndihmë, në mënyrë që ai dhe nëna e tij të kenë një vend të sigurt për të jetuar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt.

Nr për kontakt

070- 877-149



Të ndryshme
Më shumë