TV LIVE
Nga Rajoni
19 February 2026
Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për v*asjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim lidhur me akuzën për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri dhe anëtarët Gëzim Ademi dhe Alltën Murseli.

Gjykatësi Bahtiri tha se Gjykata pas administrimit të provave materiale dhe personale, gjeti përtej dyshimit të bazuar mirë se veprimet e të akuzuarit përmbushin elementet objektive dhe suubjektive të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Ai shtoi se pas pranimit të vendimit të formë të shkuar, palët e autorizuara kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Prezent në shpallje ishin prokurori Armend Hamiti, i akuzuari Nika dhe mbrojtësi i tij, avokati Drilon Imeri, si dhe pala e dëmtuar me përfaqësuesin ligjor, Betim Shala.

Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohej se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke që ndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi



Të ndryshme
Më shumë