TV LIVE
Nga Rajoni
14 February 2026
Kryeministri Rama uron Ditën e të Dashuruarve me një VIDEO të veçantë

Në Ditën e Shën Valentinit, kushtuar dashurisë dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një imazh simbolik nga Banjat e Bënjës, ku një zemër e formuar me tullumbace të kuqe spikaste mes peizazhit natyror.

Postimi ndërthur simbolikën e dashurisë me promovimin e një prej destinacioneve më të njohura natyrore në jug të vendit. Ujërat Termale të Bënjës i janë nënshtruar ndër vite ndërhyrjeve rikualifikuese për përmirësimin e shërbimeve dhe peizazhit turistik, me synim kthimin e zonës në një atraksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Burimet termale ndodhen rreth 14 kilometra larg qytetit të Përmetit, në njësinë administrative Petran, vetëm 3 kilometra nga pika ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Të hapura në natyrë, këto burime dallohen për temperaturën që varion nga 26 deri në 32 gradë Celsius.

Zona ofron një përzierje të veçantë mes natyrës së paprekur, historisë dhe aventurës. Krahas banjave termale, vizitorët mund të eksplorojnë edhe Kanioni i Lëngaricës si dhe Urën e Katiut, monument kulture që i shtojnë vlerë trashëgimisë së zonës.

Shën Valentini këtë vit solli jo vetëm simbolikën e dashurisë por edhe një promovim të natyrës shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë