TV LIVE
Nga Bota
13 February 2026
Mike Waltz bën pompa me marinsat në vizitë zyrtare në Gjenevë, Ambasadori amerikan tregon gatishmërinë fizike si pjesë të lidershipit

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, tërhoqi vëmendje gjatë një vizite zyrtare në Gjenevë, ku mori pjesë në një stërvitje fizike me Detashmentin e Sigurisë së Marinës që shërben në misionin amerikan.

I veshur me kostum dhe kravatë, ai u ul në dysheme pranë marinsave dhe realizoi pompat me të njëjtin ritëm si ata, pa u ndalur. Në videon e publikuar, Waltz dëgjohet duke u dhënë ritëm dhe duke i inkurajuar ushtarët gjatë ushtrimeve nën dritat e sallës.

Në përfundim të stërvitjes ai deklaroi “gati për detyrë”, ndërsa festoi me personelin ushtarak, duke theksuar se gatishmëria operacionale fillon me lidershipin.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të vizitës së tij te kontingjenti amerikan në Gjenevë, i cili ka përgjegjësinë për sigurimin e interesave të Shtetet e Bashkuara gjatë negociatave ndërkombëtare për tregtinë, armët dhe çështjet e të drejtave të njeriut. Sipas raportimeve, marinsat ruajnë standarde shumë të larta fizike, ndërsa ambasadori zgjodhi të marrë pjesë personalisht për të treguar mbështetje dhe shembull lidershipi.

https://x.com/FoxNews/status/2022066216337387766?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2022066216337387766%7Ctwgr%5E36f6bd8f49c2a1d54f6d4e4b4b98584bbf7aebce%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2026%2F02%2F13%2Fvideo-mike-waltz-ben-pompa-me-marinsat-ne-vizite-zyrtare-ne-gjeneve-ambasadori-amerikan-tregon-gatishmerine-fizike-si-pjese-te-lidershipit%2F



Të ndryshme
Më shumë