TV LIVE
Sport
13 February 2026
Shqipëria e nis dhe mbyll Ligën e Kombëve kundër Bjellorusisë

Shqipëria mësoi kundërshtarët që do të ketë në Ligën e Kombeve për sezonin e ri. Goglat ishin bujare me kuqezinjtë dhe në grup do të jenë Finlanda, Bjellorusia dhe modestët e San Marinos.

Ndeshjen e parë Shqipëria e luan në shtëpi kundër Bjellorusisë më 26 shtator, 20:45. 3 ditë më vonë është transferta me San Marinon. “Kuqezinjtë” rikthehen në fushë më 3 tetor ku luajnë në transfertë me Finlandën, ndërsa në 6 tetor do të luajnë në shtëpi me San Marinon. Dy duelet e fundit zhvillohen në nëntor, në 12 nëntor mirëpresin Finlandën dhe në 15 shkojnë në Bjellorusi.

KALENDARI

26 shtator, 20:45 Shqipëri – Bjellorusi

29 shtator, 20:45 San Marino – Shqipëri

3 tetor, 15:00 Finlandë -Shqipëri

6 tetor, 20:45 Shqipëri – San Marino

12 nëntor, 20:45  Shqipëri – Finlandë

15 nëntor, 18:00 Bjellorusi – Shqipëri

Për herë të parë, UEFA ka bashkuar dritaret e shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme të zgjatur. Kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje nga 24 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12–17 nëntor.

 



Të ndryshme
Më shumë