TV LIVE
Sport
11 February 2026
West Ham ndal United, Sesko i shpëton në limite, tifozi unik ngel pa qethur

Në Angli, tifozët e “djajve të kuq” po përjetonin momentin më të mirë në vitet e fundit, 4 fitore radhazi dukeshin një kujtim i largët. Nga djaloshi me flokë të bukur, dhe deri tek tifozi më i thjeshtë shpresonin që ekipi i Carrik të arrinte edhe fitoren e 5-të radhazi, për të mbyllur me sukses një mini cikël, por për fat të keq Man.United u ndal përballë West Ham, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, duke bërë që tifozi i United të mos priste flokët.

“Djajtë e kuq” ishin edhe me shumë fat në këtë transfertë teksa shmangën humbjen në minutën e 96-të. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në minutën e 50-të, Soucek befasoi United ku me një prekje të lehtë brenda në zonë devijoi topin në rrjetë. Goli i pësuar shkundi United, me ekipin e Carrik që filloi duke ushtruar presion në fazën sulmuese.

Në minutën e 63-të, Casemiro me kokë gjeti golin e shumë kërkuar, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Më në fund pas disa tentativave, United gjeti golin e barazimit në frymën e fundit, në minutën e 96-të, ku Sesko me një devijim fantastik brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë duke bërë që tifozët e djajve të kuq të shpërthenin në festë. Një pikë në kushte të tilla nuk është për tu hedhur poshtë, për më tepër që mban Man.United në zonën Champions, në vendin e katërt në kuotën e 45 pikëve.

https://www.youtube.com/watch?v=QOYFpPqRPPY



Të ndryshme
Më shumë