Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur “idiot ndërkombëtar”, prokurorin Matthew Howling.
Ai ka shpërndarë një video nga fjala e këtij prokurori që thotë se Thaçi ka tentuar t’i gënjente edhe ndërkombëtarët.
Në video, prokurori thotë: “Thaçi ishte i aftë që të maskonte atë që po ndodhte në realitet, veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin interes për të kuptuar se çfarë po ndodhte në realitet”.
“Çfarë IDIOTI NDËRKOMBËTAR”, shkroi kryeministri Rama./Klankosova.tv