TV LIVE
ShowBiz
9 February 2026
“Humori im lindi nga dhimbja” Rrëfimi i papritur i Ermal Mamaqit për familjen dhe konfliktet!

Ermal Mamaqi ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe ndryshe nga sa pritej në “Grida Duma Podcast”, duke zbuluar se humori që e shndërroi në një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar nuk lindi rastësisht, por nga një nevojë e thellë personale për të sjellë qetësi brenda familjes së tij.

Aktori dhe moderatori tregoi se aftësinë për të bërë humor e zhvilloi që në moshë të hershme si një mënyrë për të ulur tensionet dhe për të shmangur konfliktet familjare.

Ai pranoi se, edhe pse sot tingëllon e çuditshme, kjo dhunti erdhi si pasojë e situatave të vështira emocionale.

Humori im ka lindur si një nevojë për të krijuar paqe në familje. Është pak e dhimbshme ta kuptosh, por unë këtë aftësi e kam zhvilluar për të qetësuar gjakrat. Kishte konflikte, si në çdo familje shqiptare

-u shpreh Mamaqi.

Ai shtoi se edhe sot, në marrëdhënien me prindërit, humori mbetet arma e tij kryesore për të lehtësuar situatat e tensionuara. Me nota ironie, Ermal Mamaqi tregoi se shpesh bën shaka me idenë e divorcit, duke u përpjekur ta kthejë çdo debat në të qeshur.

Kur zihen të dy, i quaj si Tomi dhe Xherri. U them: divorcohuni, ua paguaj unë gjithçka. Njëri mban shtëpinë, tjetrit ia paguaj qiranë gjithë jetën

-rrëfeu ai mes të qeshurave.

Rrëfimi i Mamaqit ka prekur publikun, duke treguar se pas humorit që shohim në ekran fshihet një histori personale, ku e qeshura ka qenë mënyra për të përballuar realitetin.



Të ndryshme
Më shumë