TV LIVE
ShowBiz
9 February 2026
“Mos i ktheni gjërat pas…” Luizi i prerë për Efin dhe Kiarën, pse u përmendën ish-banoret?

 

Gjatë konferencës në “Big Brother VIP Albania 5”, Luiz Ejlli u përball me një pyetje që e riktheu diskutimin te edicioni i dytë i spektaklit.

Juela e pyeti këngëtarin nëse, në këtë sezon, do t’i nevojitej sërish një aleate si Efi Dhedhes, ashtu si në lojën e tij të mëparshme.

Pyetja u ndal edhe te mungesa e Kiarës në këtë edicion, duke ngritur dilemen nëse Luizi do të kishte nevojë për një figurë të ngjashme me Efin apo Kiarën për të ecur përpara në lojë.

Reagimi i Luiz Ejllit ishte i drejtpërdrejtë. Ai u shpreh se nuk e kupton pse rikthehen vazhdimisht tema dhe krahasime nga e kaluara, duke theksuar se ajo eksperiencë tashmë ka përfunduar.

Me gjithë respektin për ish-konkurrentet, nuk e shoh të arsyeshme të kthehemi te ajo që ka kaluar. Big Brother-i që kam bërë ka mbaruar

-deklaroi Luizi.

Pavarësisht kësaj, hyrja e tij në shtëpinë e BBVIP 5 ka sjellë menjëherë trazira dhe ka surprizuar banorët, të cilët fillimisht e kanë parë si një konkurrent të rregullt. Prania e tij ka ndryshuar dinamikat e lojës, duke ndezur diskutime që në ditët e para.



Të ndryshme
Më shumë