Japonia përgatitet për reshje të dendura dëbore gjatë fundjavës, ndërsa Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive e Japonisë raporton të paktën 45 vdekje dhe mbi 500 lëndime të lidhura me dëborën që nga 20 janari.
Rajoni veriperëndimor i Prefekturës Niigata, regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve me 17 persona dhe mbi 170 të plagosur.
Kushtet e dëborës u panë në qytetin Aomori dhe Wakkanai, me shumë automjete të bllokuara në dëborë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëron për reshje të mëtejshme të dendura dëbore në rajonet bregdetare perëndimore dhe veriore gjatë fundjavës.
Agjencia u bëri thirrje banorëve vendas të qëndrojnë vigjilentë për ndërprerjet e trafikut dhe të jenë të kujdesshëm ndaj ortekëve në zonat me dëborë të dendur nga Japonia veriore në atë perëndimore.
Paralajmërimi vjen ndërsa Japonia përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës./ Euronews.