TV LIVE
Sport
7 February 2026
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër dhe gjithmonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas hapjes madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, ku flamuri i Kosovës u prezantua me krenari në skenën botërore të sportit.

Osmani përmes një postimi në Facebook, shkroi se skitarët kosovarë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, po e përfaqësojnë vendin me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.

“Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!”, shkroi e para e shtetit./Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë