TV LIVE
ShowBiz
5 February 2026
Madonna surprizon fansat, rikrijon stilin provokues të viteve ’90 në një video të re

Madonna ka rikthyer vëmendjen e fansave te një nga periudhat më ikonike të karrierës së saj.

Ylli 67-vjeçar i muzikës pop ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Thief of Hearts”.

E veshur me një pallto pellushi me motive leopardi, komplet dantelle dhe geta rrjetë, Madonna shfaqet me syze të zeza, duke rikujtuar stilin provokues dhe rebel të epokës së albumit legjendar “Erotica”, të publikuar në vitin 1992, nga i cili vjen edhe kënga që shoqëron videon.

Në klip, këngëtarja lëviz rreth një tavoline, duke reflektuar lirshëm energjinë, sensualitetin dhe identitetin artistik që e karakterizoi në atë periudhë të karrierës së saj.

Krahas videos, Madonna ka shkruar në mbishkrimin e postimit, të publikuar të martën më 3 shkurt:

“Zemrat janë bërë për t’u thyer”, duke i dhënë edhe më shumë simbolikë dhe ndjesi nostalgjie këtij rikthimi për fansat e saj./E.K

https://www.instagram.com/reel/DUTg8gNkZjj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=99f1745a-69c7-4e48-85c1-fc5e5de7c04d 



Të ndryshme
Më shumë