TV LIVE
Teknologji
5 February 2026
Si arriti Windows 11 deri te një miliard përdorues?

Edhe pse është përballur me kritika të shumta që nga lëshimi, Windows 11 ka arritur një tjetër sukses të madh: një miliard përdorues aktivë. Ky sistem operativ i Microsoft ka arritur këtë shifër më shpejt se paraardhësi i tij, Windows 10.

Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satja Nadela, konfirmoi gjatë prezantimit të rezultateve tremujore se Windows 11 ka nevojur vetëm katër vjet e katër muaj për të arritur një miliard përdorues, krahasuar me katër vjet e tetë muaj të Windows 10.

Kur u lëshua Windows 10 në vitin 2015, Microsoft synonte të arrinte një miliard pajisje brenda dy deri tre viteve, por ky objektiv u zgjat për shkak të disa sfidave teknologjike, përfshirë dështimin e platformës Windows Phone.

Ndryshe nga paraardhësi, Windows 11 debutoi në tetor 2021 me skepticizëm, për shkak të kërkesave të larta për harduer (si TPM 2.0) dhe ndryshimeve në ndërfaqen e përdoruesit.

Megjithatë, shumë kompjuterë të rinj vijnë tashmë me Windows 11 të instaluar, dhe ndërprerja e mbështetjes për Windows 10 po detyron përdoruesit të kalojnë në versionin më të ri.

Kjo arritje tregon se edhe sistemi operativ më i kritikuar mund të fitojë popullaritet të madh në treg, duke bërë Windows 11 një nga sukseset më të mëdha të Microsoft-it në dekadën e fundit.



Të ndryshme
Më shumë