Pas protestave të mbajtura në disa qytete të vendit, sot dhjetëra qytetarë të Kërçovës, kryesisht nga komuniteti rom, kanë protestuar për disa minuta në rrugën magjistrale Kërçovë–Gostivar.
Protesta u organizua si shenjë pakënaqësie ndaj ligjit të ri për rregullimin e komunikacionit, i cili parasheh konfiskimin e automjeteve që drejtohen nga shoferë pa patentë shoferi.
Qytetarët shprehën shqetësimin e tyre dhe kërkuan rishqyrtimin e ligjit nga institucionet përkatëse.
Protestën nga afër e kanë monitoruar edhe pjestarë të policisë, ndërsa protestuesit thanë se do të vazhdojnë me protestat për çdo ditë deri sa të plotsohen kërkesat e tyre.